Policia e Kosovës bastis shtëpinë e Sabit Gecit
Prishtinë, 20 dhjetor - Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë bastisur shtëpinë e Sabit Geci.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar rastin duke thënë se në disa lokacione është duke u zhvilluar aksioni policor në kuadër të luftimit të veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit - fajdes.
”Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës."
"Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes”, ka thënë ai duke shtuar se pas përfundimit të aksionit policor do të japen detaje shtesë.