Policia e Kosovës arreston truprojet e Aleksander Vulin
Prishtinë, 7 janar - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot për shkaqe të sigurisë së përgjithshme dhe të Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin i cili ishte nën përcjellje të policisë së Kosovës në Graqnanic, policia e me dyshimin e arsyeshëm ka shoqëruar në stacion policor nëntë persona për identifikim dhe verifikim.
Lidhur me këtë rast policia ka kontaktuar prokurorin përkatës dhe të gjitha veprimet e Policisë janë kryer sipas autorizimeve të prokurorit.
Personat e dyshuar janë ndaluar bazuar në autorizimin e prokurorit nga Policia pasi qe gjatë përcjelljes së eskortës se Vulin e cila ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës kishin sjellje dhe veprime të dyshimta dhe veshjes se njëjtë të të gjithë personave prandaj për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion Policor .
Personat e ndaluar gjatë gjithë kohës me dy vetura private kanë përcjellë kolonën e eskortës se Vulin dhe kanë kryer veprime të dyshimta për policinë e Kosovës.