Policia e Kosovës arreston një zyrtar të UMNIK-ut
Prishtinë, 18 qershor - Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin e UMNIK-ut në Mitrovicë Xh.K, nën dyshimin se ka kryer vepër penale siç është trafikimi i qenieve njerëzore, dhunim, keqtrajtim dhe shfrytëzim për marrëdhënie seksuale të personave nën 16 vjeç.
Vetë policia e Mitrovicës dhe Gjykata Themelore kanë konfirmuar arrestimin dhe paraburgimin e rastit, shkruan Koha Ditore.
I dyshuari Xh.K i ka kryer këto veprime pasi ia ka ofruar personelit ndërkombëtar të UMNIK-ut për shfrytëzim seksual.
Zyrtarë të UNIMIK-ut kanë kërkuar që ai të mos arrestohet për shkak se ka imunitet të zyrtarit të OKB-së. Por, pas shumë peripecive Policia e ka arrestuar atë.