Policia e Kosovës arreston gjashtë punonjës të policisë së Serbisë
Prishtinë, 25 shkurt - Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.
Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare
Sot me 25.02.2012 ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së ,kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale, me ç rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar
Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë:
Z. Denic
M. Dimitrievic
T. Denic
N. Trajkovic
D. Stojkovic
G. Matrapazovic
Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale armë dhe gjësendet e listuar me poshtë.
1. pushkë e llojit M48
1. pushkë Gjuetie
1 pushkë ajrore
1. Arme revole TT 762 m
473 fishek 7.62 m
2. Uniforme e policisë Serbe kompletë
4 Lop Top
2 Shtëpiza Kompjuterëve
5 Kartela Identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Disa dokumente tjera relevante me ketë raste.
Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim te prokurorit te dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.