Policia e Kosovës arreston dymbëdhjetë persona për prostitucion
Prishtinë, 23 nëntor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ)- Mitrovicë, me datën 21 nëntor 2017, ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.
Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar: H. M. i lindur me 1971, F. R. i lindur me 1985, F. F. i lindur me 1955, Sh. Sh. i lindur me 1984, S. Sh. i lindur me 1968, E. B.i lindur me 1972, D. H. i lindur me 1961, Xh. V. i lindur me 1963, Xh. H. i lindur me 1969, N. H. i lindur me 1966, A. Sh. i lindur me 1968 dhe I. M. i lindur me 1969.
Të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese.