Policia e Kosovës arreston deputeten Aida Dërguti
Prishtinë, 9 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot në orët e mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri.
Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. Aida Dërguti të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Vlen të potencohet se znj. Aida Dërguti ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.
Bashkangjitur mund të gjeni urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.