Policia e Kosovës apelon për siguri në trafik
Prishtinë, 11 tetor- Policia e Kosovës (PK) me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në vend, ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, gjatë sezonit të vjeshtës do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në gjithë territorin e vendit, për të krijuar një qarkullim më të sigurt në komunikacionin rrugor për të gjithë qytetarët.
Policia e Kosovës duke ditur se gjatë sezonit të vjeshtës për shkak të kushteve atmosferike dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në të gjitha akset rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Policia vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, tiu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, tiu përshtaten kushteve të rrugës pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.