Policia e Kosovë në aksion për lirimin e objekteve të uzurpuara
Prishtinë, 6 maj - Policia e Kosovës sot do të ndërmerr një aksion për bastisje për lirimin e objekteve nën dyshimin që janë të uzurpuara.
Burime të gazetës Zëri bëjnë të ditur se aksioni i Policisë së Kosovës ka të bëjë me lirimin e objekteve shoqërore që janë të uzurpuara nga persona të ndryshëm.
Mund të ju konfirmojë se sot, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit është duke realizuar një operacion policor në dy rejone të Kosovës, ka thënë për Zeri, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se operacioni policor i shtrirë në dy rajone të Kosovës ka të bëjë me lirimin e pronave të uzurpuara në disa lokacionet të ndryshme.
/Zëri/