06 Janar 2025

Policia e Gjykatës Speciale bastisë shtëpitë e Thaçit, Veselit dhe Selimit

Prishtinë, 6 nëntor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka bërë te ditur se pasi është informuar se forca të policisë së EULEX-it dhe Gjykatës Speciale nga mëngjesi i datës 6 nëntor 2020 kanë filluar bastisjen e shtëpisë së presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, e para në Çagllavicë kurse e dyta në qendër të qytetit, afër selisë së PDK-së.

Sigurimin e terrenit sipas KMDLNj-së po e bënë Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është vërtetuar se informata ishte e saktë .

Pas bërjes publike të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër presidentit të dorëhequr, Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u dorëzuan vullnetarisht dhe pa asnjë kundërshtim në selinë e EULEX-it e që, pastaj së bashku me shefin e grupit parlamentar të VV, Rexhep Selimi, me një aeroplan special u dërguan në Qendrën e Praburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Vlenë të theksohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selim dje, sikur edhe Jakup Krasniqi para dy dite nuk kundërshtuan me asgjë ndërhyrjen e Gjykatës Speciale madje bënë thirrje publike që të mos protestohet apo kundërshtohetr në çfarëdo forme puna e Gjykatës Speciale", thekson KMDLNJ.

Policia e EULEX-it sipas KMDLNJ-së po shpërfillë skajshmërisht institucionet e Kosovës ndërsa Policinë e Kosovës po e përdorë si “punëtorë krahu“ ndonëse më parë kryetarja e kësaj Gjykate pati deklaruar se pikërisht Policia e Kosovës do të ketë mandat për bastisje dhe arrestime eventuale.

"Të bastisen familjet e të arrestuarve e që janë dorëzuar paqësisht dhe vullnetarisht nuk ka asnjë kuptim përveç demonstrimit të një arrogance dhe agresiviteti të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim ka frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë", thekson KMDLNj.

Nëse pala kosovare sipas KMDLNj0-së ka dëshmuar se është e gatshme për bashkëpunim me “drejtësinë ndërkombëtare “ atëherë si mund të arsyetohet ky arbitraritet dhe arrogancë e Policisë.

"Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale  duhet ta kenë të qartë se edhe personat e privuar nga liria kanë të drejtat që iu takojnë, të trajtohen me dinjitet, sipas ligjeve të Kosovës dhe sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për personat e privuar nga liria.

"Me këto veprime arrogante dhe agresive përveç se po shkelen të drejtat e familjarëve të personave të privuar nga liria, në mënyrë flagrante po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të plotëfuqishëm të gjykatës kompetente.

"Policia e EULEX-it jo se ka qenë e shquar në Kosovë për neutralitet apo korrektësi sepse gjithmonë është sjellur nga pozita e të fortit duke mos e përfillur asnjë ligj të Kosovës.

"Realisht kjo sjellje krejtësisht e panevojshme e Policisë së Gjykatës Speciale dhe mungesa e transparencës së Gjykatës Speciale do të ndikojë shumë keq në bashkëpunimin e mëtutjetshëm në trajtimin e dyshimeve të pretenduara dhe se do të ndikojë në tensionimin e panevojshëm të situatës", vlerëson KMDLNj.

Po në këtë kohë po bastiset edhe shtëpia e Rexhep Selimit ndonëse edhe ai ishte arrestuar ditën e djeshme.

KMDLNj fton institucionet e  Kosovës të kërkojnë  që Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale të sillen në përputhje me ligjet e Kosovës për faktin se Kuvendi i Kosovës është themelues i Gjykatës Speciale dhe, për çdo gjë që është nën mandatin e Gjykatës Speciale, institucionet e kosovës duhet të dëshmojnë pronësinë mbi këtë Gjykatë dhe të mos lejojnë sjellje arbitrare dhe mungesë totale të transparencës .

KMDLNj fton të gjitha organizatat ndërkombëtare për të drejtat e  njeriut të monitorojnë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale si dhe të shqyrtojnë rastet që trajtohen nga kjo Gjykatë për faktin se kjo Gjykatë ndjek të dyshuarit ekskluzivisht në baza aetnike dhe 95 % të viktimave ua mohon të drejtën elementare të njeriut , të drejtën për drejtësi.  

KMDLNj fton Komitetin Ndërkombëtar për Parandalimin  e Torturës të përcjellë dhe hetojë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale sepse ky edhe është mandati kryesor i këtij Komiteti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)