16 Janar 2025

Policia e BE-së arreston 29 kontrabandues njerëzish

Bruksel, 4 nëntor - Policia e Bashkimit Evropian (BE) ka arrestuar 29 persona në Spanjë dhe Poloni, nën dyshimet se kanë sjellë pakistanezë në BE dhe i kanë detyruar të punojnë në kushte të ngjashme me skllavërinë.

Europoli ka thënë se një rrjet i krimit të organizuar në Pakistan ka transportuar migrantët përmes Detit Mesdhe në BE.

Migrantët janë detyruar më pas të punojnë nëpër restorante për të paguar transportin e tyre – secili nga 14,000 euro.

Migrantët nuk janë paguar, nuk kanë shfrytëzuar pushime ose përfitime të tjera dhe janë detyruar të punojnë për orë të gjata dhe në kushte abuzive, ka thënë Europoli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)