Policia do të shkatërroj mbi 700 armë të vogla dhe të lehta
Prishtinë, 8 korrik - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve, nesër, duke filluar nga ora 10:00, Policia e Kosovës do të shkatërrojë mbi 700 copë të armëve të vogla dhe të lehta.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, këshilltari i qeverisjes në UNDP, Richard Lundgren, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të BE-së në Kosovë dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha.
Lokacioni është Metal Holding që gjendet në magjistralen Ferizaj-Shkup, katër kilometra në hyrje të Ferizajt në anën e majtë. Do të jetë edhe Policia e Kosovës e cila do tiu orientojë për vendin ku do të shkatërrohen armët.
Kjo ngjarje organizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP)/SEESAC.