Policia dhe EULEX-i në aksion bastisje në tërë territorin
Prishtinë, 1 tetor - Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in kanë nisur mëngjesin e së enjtes një operacion, ku po bastisen rreth 30 prona private në gjithë territorin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, i cili nuk ka dhënë detaje lidhur me operacionin, përveç konfirmimit se është duke u udhëhequr nga Prokuroia Speciale.
Aksioni i bastisjes është duke vazhduar në lokalitete të ndryshme.