Policia dhe Dogana në aksion kundër mallrave të falsifikuara
Prishtinë, 18 gusht - Policia e Republikës së Kosovës së bashku me Doganën kanë nisur një aksion të madh në në Prishtine dhe Gjilan kundër veprës penale kontrabandim me mallra.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka konfirmuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është duke realizuar operacion në dy rajone, në atë të Prishtinës dhe Gjilanit, që ka për qëllim luftimin e veprës penale kontrabandim me mallra.
Në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është duke realizuar një operacion në funksion te identifikimit dhe luftimit te veprave penale, në veçanti kundër kontrabandimit me mallra dhe falsifikimit. Lidhur me rezultatet dhe detajet do te njoftoheni pas përfundimit të operacionit, ka thënë Daut Hoxha