Policia deporton zyrtarin e Serbisë, Dragan Petkovic
Prishtinë, 19 gusht - Policia e Kosovës ka ndaluar Dragan Petkovic, zyrtar i qeverisë së Serbisë nga e ashtuquajtura Ministri për Kosovën.
Ai është ndaluar sot në rajonin e Mitrovicës dhe i njëjti, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, është duke u transportuar për largim nga territori i vendit, përmes pikës kufitare në Merdare.
Policia është duke i bërë verfikimet e nevojshme, thotë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, duke mos dhënë më shumë informacione.
Dyshohet se Petkovic është zyrtar i afërt i Oliver Ivanovicit, i ashtuquajtur, sekretar në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ky rast pason vedimin e mëhershëm të qeverisë që lejet për vizita të zyrtarëve nga Serbia të pezullohen, përderisa të ndalet politizimi i tyre.