Policia certifikon zyrtarët policor të Njësisë Speciale Operative
Prishtinë, 17 maj - Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se sot do të organizojë ceremoninë certifikimit të zyrtarëve policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), të cilët me sukses kanë përfunduar një trajnim 10 javor.
Në ceremoninë e cila pritet të mbahet në Kampin Vrella të NJSO-ve, pritet të marrë pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së Rashit Qalaj.