06 Maj 2024

Policia blen 600 mijë euro vetura për qen

Prishtinë, 1 korrik - Policia e Kosovës do t’i shpenzoj hiç më pak se 600 mijë euro, për furnizim me qen dhe vetura që do t’i transportojnë këta të fundit.

Para pak ditësh zyra e prokurimit e Policisë së Kosovës, përmes një tenderi një burimor e ka përzgjedhur kompaninë kroate, si fituese të tenderit për furnizim me qen për nevoja të njësisë policore “K-9”, ku vlera e tenderit është 79 mijë e 800 euro.

Ndërkaq, fituesi i tenderit për furnizim me vetura që do t’i bartin qentë nuk është shpallur ende, për shkak të parregullsive të mëdha që janë shfaqur që nga fillimi i procesit të prokurimit e deri më tash.

Më 14 qershor të këtij viti, policia ka hapur ofertat për blerjen e 20 veturave “Pick Up”, ku vlera e tenderit ka qenë rreth 508 mijë euro.

Mirëpo, kompanitë konkurrentë që kanë qenë në garë kanë bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit(OSHP) për shkak se edhe kësaj radhe zyra e prokurimit e policisë ka vendosur kritere favorizuese, duke kërkuar qe automjete “Pick Up 4x4, e që i tillë është automjeti “Volswagen Caddy” të cilën në vendin tonë e përfaqëson “Porshe Kosova”.

Përveç qenve dhe veturave, po ashtu, gjatë javës që lamë pas zyra e prokurimit e Policisë nëpërmjet tre tenderëve të ndarë ka pazgjedhur edhe kompani tjera që do të kujdesen për furnizim me ushqim për nevoja të qenve, pajisje për ta, si dhe rregullimin e hapësirës para kolibeve të tyre.

Për furnizim më ushqim, zyra e prokurimit e ka përzgjedhur kompaninë “Crazy Pet”, ku vlera e tenderit është 4200 euro, për furnizim më pajisje të qenve zyra e prokurimit e ka shpallur fitues kompaninë “ARMAKS”, e ku vlera e tenderit është 7,997 euro.

Ndërkaq, fitues të tenderit “Betonimi i pllakës para kolibeve të qenve “K-9”, fitues është shpallur kompania “Al Trade”, vlera e kontratës është 9,880 euro.

Në anën tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës mundohen që të dhënat rreth tenderit për furnizim me qen t’i mbajnë larg opinionit.

Gazeta “Zëri” për këtë çështje i ka dërguar pyetje konkrete zyrës për media të Policisë së Kosovës, por këta të fundit gazetës i kanë dërguar disa përgjigje gjysmake.

“Tenderi në fjale është zhvilluar në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik, sipas nenit 35 për përdorimin e procedurës se negociuar pa publikim të njoftimit për kontrate me një operator ekonomik”,thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyra për media e Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, fituese e tenderit është kompania “ RENMAR” nga Kroacia, e vlera e ofertës është 45,500.00 euro, por kjo mund të ndryshojë numri varësisht prej testimit.

Po ashtu, zyrtarë të policisë nuk kanë treguar se sa qen do të blejnë përmes tenderit të shpallur si dhe sa qen kanë aktualisht në dispozicion.

Zyra e prokurimit e Policisë së Kosovës, për më shumë se dy vite, nuk po mund ta zgjedhë kompaninë e cila do ta furnizojë policinë me vetura patrulluese, dhe vetura për bartjen e qenve. Tenderi është anuluar disa herë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP), për shkak të parregullsive të mëdha që kanë rrjedhur gjatë këtij procesi.

Por, si duket parregullsi të mëdha ka pasur edhe në tenderin e fundit, ku ofertat janë hapur më 14.06.2013, por deri më tash nuk është arritur të shpallet fituesi.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se dhe më tutje policia me çdo kusht tenderin po tenton t’ia japëkompanisë “Porshe Kosova” edhe pse ofertat e kësaj kompaninë janë më të larta se të operatorëve tjerë në garë.

Në lotin e parë për furnizim me vetura patrulluese për policinë e Kosovës, kompania në fjalë ka ofertuar me 915 mijë euro, ku çmimi i një veture po del të jetë rreth 18 mijë euro, ndërkaq kompania tjetër “Autoshtëpia Siqani” ka ofertuar më 859 mijë euro, ku çmimi për veturë është më i lirë për më shumë se 1000 euro.

Sipas një përllogaritje dallimi mes të ofertave është rreth 56 mijë euro. Ndërkaq në lotin e dytë për furnizim me vetura “Pick Up”për bartjen e qenve, kompania “Porshe Kosova” ka ofertuar me 508 mijë euro, ku çmimi për veturë i bie të jetë rreth 25 mijë euro, apo 8 mijë euro më shtrenjtë se sa veturave patrulluese për Policinë e Kosovës.

Jakup Siqani nga “Autoshtëpia Siqani” thotë se parregullsitë e shumta nga fillimi e deri tash kanë bërë që procesi të zgjatë me vite.

Sipas tij, për lotin e parë, por edhe atë të dytin, zyra e prokurimit e policisë me çdo kusht po mundohet që t’i japë kompanisë që përfaqëson markën Volswagen.

Sipas tij, në lotin e parë, zyra e ka vendosur kriterin diskriminues rreth madhësisë së bagazhit, ku dallimi në mes të veturave “Opel” dhe Volsfagen” dallon vetëm 5 litër, ndërkaq dallimi në çmim është rreth 60 mijë euro.

E në lotin e dytë është vendosur kriteri që veturat duhet të jenë 4 X 4, ku sipas tij edhe për këtë pjesë shihet qartë se tenderi po përgatitet për veturat e markës Volswagen.

“Mbi të gjitha këtu ka edhe konflikt të pastër interesi, pasi që Rexhep Baholli ka qe një kohë që e ka shkri kompaninë e tij dhe tash ai është punëtor i ‘Porshe Kosova’. Ndërkaq, edhe pse është punëtor në këtë kompani, ai nëpër tenderë konkurron edhe me kompaninë që e ka shkri prej kohësh”,tha Siqani për “Zëri”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)