18 Janar 2025

Policia bastis shtëpinë e Dardan Molliqaj

Prishtinë, 6 shtator - Sot, në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Sekretarit Organizativ të Vetëvendosje!-s, Dardan Molliqaj, në Beleg të Deçanit.

Vetëvendosje vlerëson se kjo është hakmarrja e krerëve kriminelë të Policisë, pas një serie konferencash publike të Molliqaj ku u kritikua Policia e Kosovës për montime politike kundër aktivistëve të Vetëvendosje!-s dhe për kapje nga klani pronto.

Urdhëri i dhënë nga lartë për këtë bastisje sipas Vetëvendosje e rikonfirmon faktin që Policia e Kosovës është shndërruar në institucion të mbrojtjes së krimit të klanit pronto dhe luftues të kundërshtarëve politikë të këtij klani.

Ky lloj instrumentalizimi i policisë dhe shndërrimi i kësaj të fundit në njësi paramilitare në funksion të disa individëve në pushtet, është shenjë e qartë e autoritarizmit që po instalohet në Kosovë.

Shembuj të tillë po na kthejnë në vitet e paraluftës kur funksioni i policisë nuk ishte siguria e qytetarëve por shtypja e tyre.

Klani pronto, përmes Policisë së Kosovës, po terrorizon familjet e aktivistëve të Vetëvendosje!-s dhe po synon të përhapë panikë në popull, në një moment kur zemërimi qytetar me këtë qeverisje është më i madh se asnjëherë më parë.

Lëvizja Vetëvendosje! nuk do të pranojë asnjëherë të zmbrapset para këtyre akteve paramilitare të krerëve të Policisë së Kosovës.

"Këto akte na e rikonfirmojnë se lufta kundër krimit e korrupsionit në Kosovë do të mund të bëhet vetëm përmes rezistencës qytetare dhe asnjëherë përmes këtij sistemi të kapur të drejtësisë."

"Ne ftojmë pjestarët e Policisë së Kosovës që të distancohen nga udhëheqja kriminale e këtij institucioni, dhe të angazhohen në mbrojtje të popullit, e jo kundër tij", thekson Vetëvendosje.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)