Policia bastis disa prona, shkaku i shpëlarjes së parave
Prishtinë, 1 tetor - Sot, Policia e Kosovës (PK), duke përfshirë edhe Drejtorinë e PK-së për Krime Ekonomike, së bashku me Njësinë e Hetimeve të Krimit të Organizuar të EULEX-it (OCIU) kanë kryer bastisje të shumta, në disa prona, në bazë të një urdhri të gjykatësit të EULEX-it nga Gjykata Themelore në Prizren.
Këto aktivitete kanë të bëjnë me hetimin(et) në vazhdim kundër krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme, të kryera nga një prokuror në PSRK.