Policia bastis banesën e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut
Prishtinë, 18 nëntor - Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj - Bujupi ndërsa ka rrethuar banesën e deputetëve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiut.
Lëvizja Vetëvendosje ka berë të ditur se banesa e Albin Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga Policia e Kosovës dhe aktualisht brenda poqëndrojnë disa policë.
Vetëvendosje konsideron se policia po i përgjigjet urdhërave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë.
\"Deputetja Kadaj - Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë.\"
\"Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të \"Zajednicës\"\", thekson Vetëvendosje.