16 Maj 2024

Policia Austriake ka ndihmuar policinë e Kosovës

Prishtinë, 26 maj - Drejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni me stafin e lartë të PK  ka pritur në një takim zyrtarn Konrad Kogler Drejtor i Përgjithshëm për Siguri Publike i Policisë  së Austrisë dhe stafin e tij.
 
Duke i uruar mirëseardhje në Policinë e Kosovës Shpend Maxhuni falënderoj për mbështetjen qe shteti Austriake veçanërisht policia Austriake ka dhëne për policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit në mes të  dy policive te të dy vendeve. Policia e Kosovës tashme ka dëshmuar vetën së është e përgatitur të jetë pjesë e të gjitha mekanizmave ndërkombëtar policor si Interpoli, Europoli etj me qellim parandalimin, luftimin e kriminalitetit  si në vend rajon dhe me gjerë duke potencuar së Kosova nuk është më vend vetëm konsumues i sigurisë por edhe prodhues i sigurisë për rajonin dhe me gjerë tha Maxhuni.

Kurse Konrad Kogler Drejtor i Përgjithshëm për Siguri Publike i Policisë  së Austrisë, falënderojë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin me policinë e Austrisë përmes Zyrtarit ndërlidhës policor të Austrisë në Kosovës dhe se ky bashkëpunim do të rritet dhe lehtësohet edhe më shumë pas fillimit të punës edhe të zyrtarit ndërlidhës policore të Policisë së Kosovës në Vjenë.

Gjatë takimit i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e Policive te të dy vendeve  u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e parandalimit dhe  luftimit të krimit, krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)