Policia arreston tre të dyshuar për trafikim me qenie
Lidhur me këtë rast janë arrestuar: F. P. i lindur me 1988; L. K. i lindur me 1989 dhe K. R. lindur me 1990.
E dyshuara e parë e arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale trafikim me njerëz, neni 171, kurse dy të dyshuarit e arrestuar dyshohet ta kenë kryer veprën penale shërbime seksuale të trafikimit, neni 231.
Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilat pas intervistimit janë trajtuar në bazë të procedurave të parapara për viktimat e trafikimit.
Lidhur me rastin me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.