Policia arreston tre të dyshuar për mashtrim me viza
Prishtinë, 15 mars - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se dje Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) - Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale mashtrim në tentativë.
Pas grumbullimit të informatave gjatë procedurës paraprake hetimore lidhur me lajmin i cili është publikuar edhe në media me titull : Kosovarët blejnë një vizë 4000 deri 6000 mijë euro, hetuesit e DHKEK-së kanë arrestuar tre të dyshuar kosovar shqiptar: E. K, M. K dhe F. S.
Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.