16 Janar 2025

Policia arreston tre të dyshuar për keqpërdorim i detyrës zyrtare

Prishtinë, 4 nëntor - Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, në funksion të zbatimit të ligjit, luftimit të dukurive negative dhe korrupsionit, ka vazhduar edhe sot me arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në vepra penale.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, sipas autorizimeve të prokurorisë kompetente, ka ndërmarr veprime e nevojshme hetimore disa mujore në kompaninë e Ujësjellësit të Hidroregjionit Jugor lidhur me dyshimet se disa zyrtarë të kësaj kompanie duke keqpërdorë detyrën zyrtare kanë përvetësuar mjete financiare të kompanisë dhe sot me datë 04.11.2015,  janë arrestuar të dyshuarit: H. G viti i lindjes 1966;  F. B viti i lindjes 1973 dhe I. RR  viti i lindjes 1954.

Si rezultat i procedurave hetimore dhe operacionale janë gjetur prova të mjaftueshme se ekziston dyshimi i bazuar se personat e dyshuar  tani më të arrestuar të lartpërmendur me iniciale kanë kryer veprat penale’ keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘ përvetësim në detyrë’,  duke përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dhe duke i shkaktuar  dëme material  kësaj kompanie  mbi 23.000 mije Euro (kjo shifër është konstatuar nga kompania), mirëpo ka dyshime se vlera mund të jetë  më e madhe  pasi që edhe tridhjetë e nëntë (39) blloka (me fletëdëftesa) me nga tridhjetë e tri (33) dëftesa nuk janë dorëzuar në kompani dhe shuma e përvetësuar nga ana e këtyre zyrtarëve mund të ndryshoj.

Hetimet janë udhëhequr nga Prokurori i shtetit  dhe me urdhër të tij ndaj tre (3) të dyshuarave të potencuar me larte është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)