22 Dhjetor 2024

Policia arreston tre persona të dyshuar për korrupsion

Lubjanë, 9 qershor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë dhe Ferizaj kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përvetsim parash dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I dyshuari në Rajonin e Pejës, sipas burimve tona brenda policies, Alush Hoti nga Klina zyrtarë i lartë i Kreditimit Rural të Kosovës, institucion ky mikrofinanciarë ka përvetësuar 140 mijë euro para prej tyre 80 mijë euro ka blerë patundëshmeri në Klinë dhe Rugovë.

Reshteri, Nysret Gjurkaj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë tha se pas hetimeve tre mujore të kryera nga Drejtoria për Krime Ekonomike në Pejë, Policia ka arritur ta arrestoj Alush Hotin nga Klina zyrtarë të Kreditimit Rural të Kosovës.

Kurse të dyshuarit e tjerë, një administrator i Gjykatës Komunale në Ferizaj dega në Shtërpce, H.A, dhe një referent ekzekutiv, N.D, kanë përvetsuar 200 mijë euro para duke falsifikuar kontrata të shitëblerjës, bëri të ditur Selatin Shabani nga Derjtoria për Krime Ekonomike, në Ferizaj.

“Të dyshuarit, duke e keqëpërdorur detyrën, kanë vërtetuar disa kontarata të shitëblerjës në territorin e Shtërpces në mënyrë të falsifikuar”, theksoi Shabani.

Të dyshuarve, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe pritet që ata të dalin nesër para gjykatësit.

Ndryshe, statistikat e policisë flasin për një numër të madh të rasteve të hetimeve për korrupcuion vetëm në periudhën pesë mujore të këtij viti.

66 raste janë dërgaur në prokurori, ndërkaq, 55 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë.

Numri i të arrestuarve është 12, ndërkaq, numri total për krime ekonomike dhe korrupsion është 65. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)