08 Maj 2024

Policia arreston tetë të dyshuar lidhur me një vrasje

Prishtinë, 29 shkurt - Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se kohë më parë ka iniciuar hetimet lidhur me një rast vrasje në tentativë.

Hetuesit policorë nga drejtoria e krimeve të rënda gjatë hetimeve intensive lidhur me këtë rast kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe sot (29.02.2012), me mbështetjen e Njësive speciale operative dhe Njësisë Speciale Intervenuese kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Mitrovicës,  duke kryer bastisje në gjashtë lokacione (shtëpi private) dhe kanë arrestuar tetë (8) persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale  “ Vrasje në tentativë, vjedhje të veturave dhe dhënie e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”.

Personat e arrestuar janë:  Bajram .S  i lindur me 1978; Muhamet. M  i lindur me 1977; Arsim. S  i lindur me 1980; Fevzi. P  i lindur me 1987; Remzi. M  i lindur me 1983; Shkelzen. E  i lindur me 1988; Faton. P i lindur me 1987; Mehdi .P i lindur me 1971;

Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: Një  armë automatike AK 47; 20 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 6  fishekë të kalibrit 9 mm dhe Dokumente të veturave që dyshohet se janë të vjedhura.

Në kuadër të procedurës hetimore policia ka bllokuar disa vetura për të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Veprimet policore në këtë operacion  janë kryer bazuar në urdhëresën e Gjykatës së Qarkut në Prishtine dhe me autorizim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa  e ndalimit policor për 48 orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)