13 Janar 2025

Policia arreston të dyshuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 28 mars - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion gjegjësisht, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, nën dyshime mbi keqpërdorime financiare të avanceve në Ministrin e Shëndetësisë-konkretisht në Agjencionin Kosovar për Produkte Medicinale, sot me datë 28.03.2018, pas zhvillimit të veprimeve hetimore intensive, kanë arrestuar personin e dyshuar: M.S i lindur i 1983, mashkull, kosovar, shqiptar, i cili dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për avanset e udhëtimeve jashtë vendi, duke bërë tërheqje të parave në emër të udhëtimeve zyrtare  të cilat udhëtime dyshohet që nuk kanë ndodhur fare.

Dyshohet se shuma e parave të keqpërdorura është e konsiderueshme.

 Me këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”  nga neni 422 KPRK-ës dhe Mashtrimi në Detyre nga neni 426 i KPRK-së.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar të PTH- Prishtinë i dyshuari ndalohet për 48 orë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)