Policia arreston shtatë persona për trafikim më qenie njerëzore

Prishtinë, 13 maj - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, njësitet në Ferizaj dhe në Prizren në dy operacione policore të ndara kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Trafikim me Qenie Njerëzore dhe Mundësim Prostitucioni, si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.
Në drejtorinë rajonale të Policisë në Ferizaj me 26.04.2013 është hapur rasti Trafikim me Qenie Njerëzore, me dyshimin e përfshirjes së disa personave në këtë vepër penale.
Pas realizimit të hetimeve intensive, hetuesit policore nën autorizimin e prokurorit përkatës sot me 13.05.2013 kanë arrestuar pese persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale Trafikim me Qenie Njerëzorë si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit.
Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë: F. G. i lindur me 1995, B. Sh. i lindur me 1978 mashkull shqiptar kosovar, L. K. i lindur me 1993, M. K. i lindur me 1992 dhe A. N. i lindur me 1989.
Në operacionin e dytë policor, të realizuar në rajonin e Prizrenit konkretisht në qytetin e Malishevës, pas një hetimi paraprak dhe sigurimit të provave dhe dëshmive materiale, zyrtarët policor po ashtu sot 13.05.2013 kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion .
Personat e arrestuar janë: B. P i lindur me 1972 dhe U. H. i lindur me 1982.
Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e Prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.