10 Janar 2025

Policia arreston shtatë persona për trafikim më qenie njerëzore

Prishtinë, 9 maj - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndara qe ka realizuara me dje ka arrestuar shtatë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Trafikim me Qenie Njerëzore” dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.

Në  operacionin  policor të realizuar në rajonin e Prishtinës pas një pune hetimore janë arrestuar katër persona të  dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Trafikim me Qenie Qjerëzorë” dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit.

Personat e arrestuar janë: D. D  e lindur me 1994,  femër, K. B  i lindur me 1952,  mashkull - shtetas i Turqisë, Z. A  i lindur me 1966 - kosovar dhe I. S   i lindur me 1959,  mashkull - kosovar.

Si vazhdimësi e hetimeve të me hershme  operacioni tjetër policor është  realizuar ne rajonin e Mitrovicës me ç’ rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kane kryer veprën penale të lartcekur  dhe  është identifikuar një viktimë e trafikimit.

Gjate këtij operacioni policor po ashtu është identifikuar dhe intervistuar  si i lidhur me këtë raste edhe një person qe tanimë është në vuajtje të dënimit në burg, për një vepër tjetër penale.

Persona e arrestuar janë: D. K e lindur me 1965,  femër kosovare, M. R e  lindur me 1967, femër kosovare dhe S. B  i  lindur me 1975,  mashkull kosovar.

Viktimat e identifikuara nga policia janë qe të dyja,  femra shtetase të Kosovës janë  intervistuar sipas procedurave të parapara për raste të tilla  dhe janë informuar organet përkatës për mbrojtjen e viktimave.

Të gjitha veprimet policore  janë kryer me autorizimin e Prokurorëve përkatës dhe ne të dy rastet ndaj personave tanimë te arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)