23 Dhjetor 2024

Policia arreston punëtorët protestues të fabrikës “FAN” Podujevë

Prishtinë, 18 maj - Sot në orët e mëngjesit ka intervenue policia e Stacionit Policor të Podujevës ndaj punëtorëve grevistë të fabrikës “FAN” Podujevë, të cilët paqësisht janë duke bërë grevë në vendin e punës në oborrin e kësaj fabrike, nga 18 prilli.

Sindikata e Pavarur e Metaistëve të Kosovës (SPMK) ka bërë të ditur se me qëllim të ndërprerjes së grevës pasi që menagjeri nuk pranon plotësimin e kushteve të grevistëve, policia haptazi kaloj në anen e menagjerit duke intervenue për të dytën herë ndaj punëtorëve duke i lidhur dhe dërgue në stacionin policor në Podujevë.

Me këtë rast sipas SPMK-së Policia e Kosovës-Stacioni Policor në Podujevë haptazi ka shkelur ligjin mbi greven e miratuar nga Parlamenti i Kosovës e që është e obliguar të respektoj.

Sindikata e Pavarur e Industrisë Metalike të Kosovës ashpër reagon ndaj veprimit të policisë ndaj puntorëve të “FAN”-it të cilët janë pjesë e kësaj Sindikate, e regjistruar në MPMS dhe është legale e legjitime.

SPMK-ja kërkon nga policia lirimin e punëtorëve sa më parë, dhe mos të përzihet në mes të Sindikatës dhe Menaxherit të ndërmarrjes por të lenë vetë ata të zgjidhin kontestin në baza ligjore.

“Nëse policia pengon greven dhe bënë presion në punëtorët atëher merr përgjegjësi edhe për fatin e këtyre punëtorëve dhe familjeve të tyre me këtë rast shkeli rënd të drejtat e njeriut dhe të drejtat sindikale, të garantuara me ligje dhe konventa ndërkombëtare.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)