12 Maj 2024

Policia arreston pesë persona të dyshuar për krim të organizuar

Prishtinë, 6 qershor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO),  pas hetimeve të zhvilluara më herët me 5.6.2013 ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “TERMINALI”, me ç’rast ka arrestuar pesë persona të dyshuar me dyshim e bazuar se kanë kryer veprat penale “krim i organizuar”, “kontrabandim me mallra” (medikamente medicinale).

Personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje policore: A. L. lindur me 1974, F. A. lindur me 1962, N. L. lindur me 1983, S. K. lindur me 1976 dhe M. L. lindur me 1974  shtetas i Maqedonisë

Gjatë zhvillimit të hetimeve policore përmes aplikimit të masave të fshehta është kuptuar se është duke u zhvilluar aktivitet kriminal dhe në koordinim të plotë me prokurorin përkatës, hetuesit policorë kanë vepruar në terren, me ç’rast kanë arrestuar pesë persona të dyshuar tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar mallra dhe medikamente medicinale të kontrabanduara nga Maqedonia në Kosovë.

Si pjesë e operacionit policor janë kontrolluar edhe banesat e personave të dyshuar tani më të arrestuar nga policia F. A. në Prishtinë dhe N. L. në Hanin e Elezit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e medikamenteve medicinale pa banderola.

  Lidhur me medikamentet pa banderola është njoftuar Inspektorati i agjencionit kosovar për produkte medicinale.

Të gjitha veprimet policor lidhur me ketë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj te dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat e metutejshme hetimore.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)