Policia arreston personion e kërkuar
Prishtinë, 17 mars - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me ç rast ka arrestuar personin e kërkuar Z. B i lindur me 1962, mashkull shtetas i Kosovës i cili ishte në kërkim më urdhër arrest të Gjykatës.
Personi i arrestuar është i dënuar nga Gjykata me katër vite e gjashtë muaj burg për shkak të veprës penale Mashtrim në vazhdimësi .
Në rrugë operative policia kishte pranuar informata për vendqëndrimin momental të tij dhe pas një operacioni policor është kryer arrestimin e tij në shtëpinë e tij në Fshatin Bardhosh komuna e Prishtinë.
I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në kompletimin e procedurave tjera nga organet Gjyqësore.