Policia arreston një të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
Prishtinë, 11 prill - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot nga sektori për hetimin e krimeve të luftës është arrestuar një person i dyshuar mashkull egjiptian, për krime lufte në Kosovë në vitin 1999.
Pas lëshimit të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit.
Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”.