Policia arreston një person të dyshuar për posedim të narkotikëve
Prishtinë, 19 prill - Policia e Kosovës, ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Mitrovicë, pas një pune operative hetimore, me urdhër të Gjykatë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka realizuar një kontroll, nën dyshimin e bazuar për trafikim me narkotikë. Ky kontroll është realizuar në bashkëpunim me Krimteknikën, në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në rajonin e Mitrovicës.
I dyshuari i arrestuar lidhur me këtë rast është: Sh. S. i lindur me 1994
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar janë gjetur dhe janë konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve, ku pas matjes pesha e përgjithshme e substancës ë dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë:
· 4 (katër) kilogramë e 766 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) gramë, si dhe
· një peshore digjitale dhe
· dy telefona mobilë.
I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
Personit të dyshuar, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.