17 Janar 2025

Policia arreston një person për import e eksport te armëve

Prishtinë, 30 mars - Policia e Kosovës (PK), duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore vazhdon të punojë pa ndërprerë në identifikimin dhe luftimin e dukurive negative dhe veprave tjera penale që cenojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të vendit.

Në vazhdën e masave të ndërmarra për identifikimin dhe konfiskimin e armëve ilegale të cilat paraqesin rrezik potencial për sigurinë në vend, Policia e Kosovës respektivisht njësia patrulluese kufitare, me datën 29.3.2016, rreth orës 14:10, gjatë implementimit të një plani operativ policor, në afërsi të udhëkryqit Pogragjë – Stublinë - Dobrosin ka ndalur veturën VW Pasat, ngjyrë hiri, me targa BU-XXX-SR, të cilën e drejtonte  i dyshuari: B. M. (1991) sh/k, nga Gjilani dhe gjatë kontrollit  është vërejtur  se i njëjti në automjet po transportonte si në vijim: 

· njëmbëdhjetë (11) revole gjithsej prej tyre (lloji):
Ekol Tuna pesë (05) copë  revole dhe 
Ekol special 99 gjashtë (06) copë revole, si dhe

· municion (fishekë) 151 copë:
për ekol tuna 78 copë, ndërsa
për ekol special 99 - 73 copë).

Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

Armët, municioni dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa ndalimit për 48 orë për vazhdim të procedurave tjera ligjore.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)