27 Dhjetor 2024

Policia arreston nëntë persona me urdhëresa të gjykatave

Prishtinë, 5 dhjetor - Policia e Republikës së Kosovës ka arrestuar nëntë persona për veprat si tentim vrasje, mashtrim, lajmërim i rrejshëm, kanosje, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik.
 
Në një njoftim të Policisë së Kosovës, thuhet se njësiti për zbatimin të urdhëresave, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka zbatuar nëntë urdhër arresete të lëshuara nga gjykata komunale e Prishtinës dhe ajo e Podujevës me ç’ rast janë arrestuar nëntë persona.

Personat e arrestuar janë: A. Sadiku 43 vjeç, G. Krasniqi 31 vjeç, R. Beqiri 33 vjeç dhe A.Leci 46 vjeç, me vendim të gjykatës komunale të Prishtinës, janë dërguar në burgun e Lipjanit për vuajtjen e dënimeve.

Tre të arrestuarit e tjerë janë: K. Islami 24 vjeç, K. Kadriu 25 vjeç dhe Xh.Rrahimi 32 vjeç me vendim të gjykatës komunale të Podujevës janë dërguar në burgun e Dubravës në Istog.

Ndërsa dy nga të arrestuarit tjerë: K.Rahova 27 vjeç dhe B. Gashi 43 vjeç, pasi kanë paguar me të holla dënimin, me vendim të gjykatës kompetente janë liruar.

Të arrestuarit e sipërshënuar, janë të dënuar nga gjykatatat për veprat si : tentim vrasje, mashtrim, lajmërim i rrejshëm, kanosje, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik. Njësiti për zbatimin e urdhëresave në kuadër të DRP-së, gjatë vitit 2011, ka arritur që të zbatoj 2386 urdhëresa të gjykatave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)