Policia arreston katër persona për prostitucion
Prishtinë, 3 maj - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ) në Gjakovë, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me datën 3 maj ka realizuar operacion policor në rajonin e Gjakovës, me çrast ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: N. A. i lindur me 1976, A. D. i lindur me 1997, T. P. i lindur me 1974 dhe A. Th. i lindur me 1979
Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës dyshohet të kenë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion neni 241 dhe marrje me prostitucion 03/L142 neni 7.
Gjatë arrestimit si provë materiale janë sekuestruar: 1 telefon Iphone 4, 1 telefon Nokia model RM-1133 dhe 550 para të gatshme.
Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.