03 Maj 2024

Policia arreston hajnat e kamerave televizive

Prishtinë, 18 prill - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë të dhënat për personat të cilët dy ditë më parë kanë vjedhur dy kamera televizive dhe një televizor në lokalet e TV Mitrovica.

“Zyrtarët policor të Kosovës të sektorit të hetimeve kundër krimit në Mitrovicë, si rezultat i mbledhjes së informatave operative dhe zhvillimit të hetimeve intensive për persona të dyshuar të përfshirë në vjedhje të rënda, kanë zbatuar një kontroll në një lokacion, në lagjen “Tjegullorja” në Mitrovicë”, thuhet në një kumtesë të policisë në Mitrovicë.

I dyshuari i identifikuar sipas policisë, i cili është treguar bashkëpunues me hetuesit policor ka pranuar kryerjen e vjedhjes.

Ndërsa hetuesit kanë njoftuar prokurorin e shtetit të prokurorisë themelore në Mitrovicë, për kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, në kërkim të provave materiale.

“I dyshuari, ka dorëzuar hetuesve policor, dy kamera televizive, të cilat besohej se ishin vjedhë nga lokalet e “TV Mitrovica”, ndërsa televizori, i cili gjithashtu është vjedhë nga i njëjti lokacion, nuk është identifikuar”.

Provat materiale të gjetura dhe sekuestruara në këtë rast, janë evidentuar nga hetuesit policor dhe teknikët e kriminalistikës dhe të njëjtat me autorizim të prokurorit, i janë dorëzuar pronarit, respektivisht Radio Televizionit të Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)