Policia arreston gjashtë të dyshuar dhe konfiskon rreth 47 kg marihuanë
Prishtinë, 4 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur së Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, në asistencë edhe të: Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë - K9 dhe Krim Teknikës, pas një hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, dje rreth orës 13:50 ka realizuar një kontroll në dy lokacione ku dyshoje se ka lëndë narkotike. Kontrolli policor realizohet në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe në Matiqan-Prishtinë.
Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale sasia prej: 47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar gjashtë të dyshuar: J.M viti i lindjes 1945, B.B viti i lindjes 1988, A.L viti i lindjes 1995, I.B viti i lindjes 1980, B.F viti i lindjes 1978, F.S viti i lindjes 1985.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes.