Policia arreston gjashtë persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’
Prishtinë, 13 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ku dyshohej se personat e dyshuar po kryenin veprimtarinë e kundërligjshme, duke kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: M. L. i lindur me 1987; I. M. i lindur me 1988; S. S. i lindur me 1974; F. S. i lindur me 1997; F. M. i lindur me 1981; F. R. i lindur me 1977.
Personat e dyshuar të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’, nga neni 7 i ligjit 03/L-142. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë.