10 Maj 2024

Policia arreston gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes

Prishtinë, 6 janar - Policia e Republikës së Kosovës sot në autostradën Prishtinë-Besianë ka arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas zëdhënësit të kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi, personat e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Blerim Maçastena, Astrit Dehari, Egzon Balaj, Zgjim Hyseni dhe Fidan Vllasaliu.

Sipas Vetëvendosjes arrestimi i këtyre gjashtë aktivistëve është bërë pasi kjo lëvizje kishte organizuar bllokimin e rrugës Prishtinë-Merdare, në shenjë proteste ndaj vizitës në Kosovë të Presidentit serb, Boris Tadiç, ambasadorit rus dhe atij bjellorus.

“Pushteti është organizuar në shërbim të Tadiçit dhe në këtë mënyrë janë arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë qenë në një kombi-bus”, ka thënë Mulliqaj, duke shtuar se aktivistët e tjerë, të vendosur në pika të tjera, nuk janë arrestuar.

Sipas tij, në këtë organizim po marrin pjesë me dhjetëra aktivistë të kësaj lëvizjeje, pa përcaktuar numrin e saktë të tyre, ndërkaq ka thënë se aktivistët janë të pozicionuar në rajone të ndryshme dhe, sipas Mulliqajt, pjesa tjetër e aktivistëve do të qëndrojnë në pikat e tyre në pritje të ardhjes së presidentit Tadiç, ku do të tentojnë të bllokojnë eskortën e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)