Policia arreston dy të dyshuar për ryshfet
Prishtinë, 9 nëntor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjatë një pune operative - hetimore ka arritur që të bëjë arrestimin e dy personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se më 8 nëntor 2013 rreth orës 14:00 të dyshuarit tashmë të arrestuar kanë shkuar në fshatin Grabanicë komuna e Klinës në një seperacion me qëllim që të marrin shumën e parave prej 1000 eurosh që më pastaj ti kryenin shërbimet zyrtare ti lëshonin licencën ku me këtë rast kanë kryer veprën penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Të dyshuarit janë: N. B. lindur më 1957, dhe L. Q. lindur më 1962.
"E tërë puna operativo- hetimore është kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent , i cili ndaj të dyshuarve ka lëshuar urdhrin e ndalimit për 48 orë", thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.