Policia arreston dy të dyshuar dhe konfiskon 1 kilogram marihuanë
Prishtinë, 8 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e veprimeve operativo-hetimore që ka ndërmarrë PK-ja në javën e fundit, në fushën e luftimit të trafikimit me narkotikë, janë konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë e dyshuar narkotike, janë arrestuar 31 të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova të ndryshme relevante.
Policia e Kosovës, ka vazhduar veprimtarinë e saj dhe me datën 03.11.2017, zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prizren, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur një sasi lënde të dyshuar si substancë narkotike.
Policia gjatë operacionit policor ka arrestuar dy të dyshuar: F. M i lindur me 1997 dhe R. K i lindur me 1988.
Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.
Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.