Policia arreston dy persona të dyshuar për prostitucion
Prishtinë, 21 shtator - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), sot rreth orës 14:00, ka ndërmarrë një operacion policor, në fshatin Lupç të Podujevës.
Ky operacion policor është realizuar në bazë të një hetimi nga hetuesit policorë të DHTQNJ-së, nën dyshimin e bazuar se po kryhej veprimtari ilegale e prostitucionit.
Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale marrje me prostitucion.
Personat e arrestuar me këtë rast janë: Q. R. lindur me 1950 dhe Sh. M. lindur me 1941
Në konsultim me prokurorin personat e dyshuar tashmë të arrestuar dërgohen me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore.