17 Janar 2025

Policia arreston dy persona të dyshuar për ‘falsifikim të parasë ’

Gjilan, 29 dhjetor - Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike  dhe Antikorrupsoin-Gjilan, ka pranuar informatën nga një bankë komerciale në Gjilan, se: në tri raste, në kohë të ndryshme, janë depozituar kartëmonedha 50 euro.

Pas ekzaminimit të kartëmonedhave, të gjitha kanë rezultuar të jenë të falsifikuara. Gjatë hetimeve intensive policore, janë siguruar dëshmi se: një person i dyshuar ka vënë në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara përmes ATM (bankomatit), pastaj ka shkuar në ATM-në tjetër të së njëjtës bankë dhe ka tërhequr shumen e njëjtë të parave duke bërë ,,ndërrimin” e parave të falsifikuara me ato origjinale.

Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe i njëjti  është arrestuar. Policia përmes hetimeve ka zbuluar se personi në fjalë nuk ka vepruar i vetëm. Pos tij, ka arritur të identifikojë edhe një person tjetër te dyshuar të cilin po ashtu e ka arrestuar.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, policia kontrollon dy lokacione. Në lokacionin e parë (në vend-banimin e personit që ka deponuar para të falsifikuara) nuk gjen asgjë, kurse në lokacionin e dytë, që i takon personit të dytë të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar përkohësisht, shumën  e parave në vlerë prej 14.900 € (katërmbëdhjetëmijë e nëntëqind euro), që dyshohet se janë fituar me konsumim të Veprës Penale, Neni 302 i KP-se ,,Falsifikim i parasë“.  

Personat e arrestuar si të dyshuar janë: J.Q i lindur me 1994 dhe B.D i lindur me 1986.

Në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH – Gjilan, të dyshuarit janë  ndalur në ndalim policor prej 48 orësh, për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)