Policia arreston dy persona dhe konfiskon 65 kg marihuanë
Prishtinë, 2 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune operativo-hetimore, me datën 1 janar 2016 ka realizuar operacionin policor LETRA, nën dyshimin e bazuar se një person i dyshuar me veturën e tij ka tentuar të kalojë në pikën kufitare Merdare, duke kryer veper penale posedim i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni policor është zhvilluar rreth orës 08:30, ku gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur 13 paketime të dyshuara të substancës narkotike marihuanë.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: M. Sh.i lindur me 1964 dhe S. S.i lindur me 1982.
Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: 13 (trembëdhjetë) paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë, e cila ka peshuar 12.208 (dymbëdhjetë kilogramë e dyqind e tetë gramë), 1 veturë e llojit Mercedes ngjyrë e kuqe, një telefon Iphone 5 , dy telefona Nokia, para kesh 370 euro dhe 500 dinarë të Serbisë.
Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizim të prokurorit kompetent, ku të dyshuarit të parë i është lëshuar vendimi i mbajtjes për 48 orë.
Lidhur me këtë rast është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të dytë në një fshat të Klinës, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy thasë substancë të dyshuar narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, një gomë kamioni e mbushur me gjithsej njëzetë e pesë paketime substancë narkotike e mbështjellë me qese najloni me peshë të përgjithshme rreth 52 kilogramë e 900 gramë, pajisje për punë, një peshore digjitale e llojit Grundig , një arme shotgun e firmës Ramington me 36 fishekë; GA-12 një pushkë e firmës STT MOSSBERG USA njëzetë fishekë GA-12.
Me autorizim të prokurorit kompetent edhe personit të dytë i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.