Policia arreston dy burra për dhunë fizike ndaj grave të tyre
Prizren, 28 shkurt - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur së gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy burra në dy raste të ndryshme sepse ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Lubiçevë të Prizrenit ndërsa rasti i dytë është iniciuar në fshatin Vraniq i Suharekës.
Në të dyja rastet viktimat janë trajtuar në institucione shëndetësore kompetente ndërsa burrat e dyshuar janë ndaluar nën masën e arrestit policor dhe ndaj tyre do të iniciohet kallëzim penal në prokurori të shtetit.