Policia arreston disa persona për ushtrim prostitucioni
Prishtinë, 21 shtator - Policia e Kosovës ka ndaluar disa persona të cilët dyshohet se kanë shfrytëzuar për ushtrim prostitucionin një 20-vjeçare nga Istogu, e raportuar si e zhdukur disa ditë më parë.
Ajo dyshohej se ishte viktimë potenciale e trafikimit më njerëz. Në dëshminë e dhënë për hetuesit ajo ka pranuar se ka punuar në lokalin “Te Meda”, në fshatin Zajm të Klinës, pronë e të dyshuarës, Diturije H.
“Viktima e këtij rasti ishte shfrytëzuar seksualisht nga të dyshuarit Ardian M, Krist T, Nasuf B dhe nga disa klientë të tjerë të pa identifikuar”, thotë Xhevat Ibra, zëdhënës rajonal i policisë së Kosovës.
Të dyshuarit e kishin marrë viktimën nga lokali dhe e kishin dërguar nëpër motele e shtëpi private duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale. .