Policia arreston disa persona dhe konfiskon Marihuan
Prishtinë, 8 qershor - Policia e Republikës së Kosovës mban një konferencë të jashtëzakonshme nga e cila ka të bëjë me dy operacione policore, të realizuara nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Operacionet policore kanë rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar, konfiskimin e disa kilogramëve substancë narkotike e dyshuar si Marihuan si dhe konfiskimin e gjësendeve tjera si prova materiale.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Major policor Baki Kelani Shef i ZIMP-së.
Konferenca mbahet nga ora 14:00 në sallën e konferencave në stacionin policor Qendra Prishtinë.