Policia arreston blerësin online
Prishtinë, 27 prill - Një person i cili dyshohet se ka keqpërdorur kartelat bankare është arrestuar sot nga policia e Kosovës.
Arrestimi është bërë me dyshimin e bazuar se i njëjti përmes keqpërdorimit të kartelave bankare kishte kryer blerje me porosi online.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale : 4 laptop, një kamerë digjitale, 12 USB, 2 telefona celular dhe disa fatura për pagesat e kryera, thuhet në raportin e policisë.