Policia arreston Albin Kurtin
Arrestimi i Kurti është bërë pasi njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë larguar qytetarët dhe aktivistët e tubuar para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje, gjë e cila është kundërshtuar nga aktivistët e kësaj Lëvizjeje.
Brenda kësaj selie ishte raportuar se gjendet ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kundër të cilit autoritetet e rendit kanë ngritur fletarrest për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kurti gjatë ditës kishte mbajtur një fjalim para disa mijëra protestuesve në qendër të Prishtinës, në shenjë kundërshtimin me marrëveshjen për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.